Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-06-2016

Trafikimi me njerëz

Më 21 qershor 2016, IGJK me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë “Trafikimi me njerëz”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqësorit në mënyrë që të ngritet efikasiteti dhe efektiviteti në luftën kundër veprave penale të trafikimit me njerëz, në kontekst të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në fokus të këtij trajnimi ishte analizimi i hollësishëm i legjislacionit vendor dhe akteve ndërkombëtare që sanksionojnë dhe rregullojnë aspekte të ndryshme që ndërlidhen me elementet, format, procedurat e hetimit, trajtimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore si dhe format për bashkëpunim efikas kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. 

Në kuadër të këtij trajnimi u zhvilluan diskutime për raste konkrte nga praktika rreth formave efikase për kapjen dhe konfiskimin e asateve të trafikantëve që kanë përfituar nga trafikimi i qenieve njerëzore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor si dhe zyrtarë nga Polica e Kosovës. 

Shpërndaje :