Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-06-2016

Teknikat interaktive dhe struktura e trajnimit

Me datë 22-23 qershor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit "Mbështetje e mëtutjeshme e reformës për arsimim ligjor" realizoi një trajnim për trajnues me temë “Teknikat interaktive dhe struktura e trajnimit”.

Trajnimi kishte synim kryesor, zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive të trajnuesve të ardhshëm rreth teknikave dhe specifikat e trajnimeve me qëllim të ofrimit të trajnimeve cilësore dhe atraktive për pjesëmarrësit.

Gjatë trajnimit, trajnuesit patën rastin të njihen me tipet e të mësuarit, kompetencat dhe metodat e përshtatshme për të rritur kompetencat e gjyqtarëve, hartimi i materialit trajnues dhe shfrytëzimin e burimeve, si dhe të caktojnë objektivat e trajnimit.

Gjithashtu në trajnim u shpjeguan edhe udhëzime që përfshijnë procesin e organizimit të trajnimeve duke përfshirë rastet praktike, plani për realizimin e trajnimit, PowerPoint.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtar, administrator të gjykatave, menaxher për komunikim, dhe zyrtar për menaxhimin e lëndëve, të gjithë trajnues të ardhshëm të IGJK-së. 

Ky trajnim u realizua nga ekspert gjerman të fushës së trajnimeve gjyqësore.

Shpërndaje :