Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-06-2016

Trajnimi i Trajnuesve për Etikën Gjyqësore

Me 29-30 qershor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me programin e USAID-it JSSP, ka organizuar trajnimin e trajnuesve me fokus në etikën gjyqësore.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e njohurive dhe shkathtësive praktike të gjyqtarëve lidhur me teknikat e trajnimit dhe teoritë e mësimit për të rritur. Në këtë kuadër krahas elaborimit të teknikave të ndryshme interaktive që mund të përdoren nga trajnuesit gjatë trajnimit u elaboruan edhe teoria e ciklit të KOLB-it për mënyrat e mësimit për të rritur.

Synim tjetër i trajnimit ishte analizimi i ndryshimeve dhe risive të kodit të etikës profesionale për gjyqtarë ku u diskutuan mënyrat se si trajnuesit do t’i adresojnë këto risi në trajnim.

Gjithashtu u hartua agjenda për trajnimet që do të mbahen me gjyqtarë përfshirë koordinimin për materialet që do të përdoren në trajnime.

Përfitues të trajnimit ishin trajnuesit e IGJK-së që do të angazhohen në trajnimet për etikën gjyqësore për gjyqtarë. 

Shpërndaje :