Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-03-2012

PVAL-civile Tryezë Diskutimesh: “Pronësia - autorizimet dhe kufizimet e pronarit dhe servitutet reale”

PVAL-civile

Tryezë Diskutimesh: “Pronësia - autorizimet dhe kufizimet e pronarit dhe servitutet reale”

Më 27 mars 2012, IGJK ka realizuar tryezën e diskutimeve me temën:“ Pronësia - autorizimet dhe kufizimet e pronarit dhe servitutet reale”. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte analiza e të drejtës së pronësisë dhe zbërthimi i autorizimeve që përmban ajo si dhe identifikimi i kufizimeve të përgjithshme dhe të veçanta të saj. Në fokus të tryezës ishin edhe çështjet e diskutueshme lidhur me mënyrat e fitimit të pronësisë, hipotekën dhe pengun si dhe regjistrimin e pronësisë.

Objektivat e këtij trajnimi ishin:

• Të shpjegohet gjithanshëm e drejta e pronësisë me autorizimet që ka dhe të aplikohen drejt dispozitat ligjore në praktikë lidhur me këto autorizime dhe kufizimet e saja.
• Të identifikohen kufizimet e përgjithshme dhe të veçanta të së drejtës së pronësisë.
• Të kuptohet e drejta fqinjësore dhe imisionet si rregullator për kufizimin e të drejtës së pronësisë.
• Të dallohen e drejta fqinjësore dhe servitutet sendore.
• Të sqarohen çështjet e diskutueshme dhe dilemat lidhur me mënyrat e fitimit të pronësisë, hipotekën dhe pengun si dhe regjistrimin e pronësisë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e të gjitha niveleve nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :