Më 08, 12, 13, 18 dhe 22 korrik 2016, IGJK në bashkëpunim me programin e USAID-it, JSSP, ka realizuar pesë (5) trajnime regjionale me temë “Ndryshimet dhe risitë në Kodin e Etikës Profesionale për gjyqtarë”.
Këto trajnime kishin për qëllim që gjyqtarët të identifikojnë ndryshimet dhe risitë që përmban Kodi i ri i Etikës profesionale për gjyqtarë dhe të njohin Rregulloren për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Në kuadër të këtyre trajnimeve u elaborua baza ligjore vendore dhe ndërkombëtare e përdorur për hartim të Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë, në mënyrë të hollësishme u shtjelluan ndryshimet dhe risitë e Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë, parimet e përgjithshme dhe mënyra e strukturimit, si dhe standardet e sjelljes që përcakton ky kod. Më tej u trajtua Rregullorja për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, qëllimi i saj, përcaktimi i sjelljeve të pahijshme, kategorizimi i tyre dhe përcaktimi i sanksioneve që përmban kjo Rregullore. Gjithashtu, në këtë kuadër u shtjelluan dhe ndryshimet dhe risitë nga perspektiva e Zyrës së Prokurorit Disiplinor.
Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive rreth përmbajtjes së Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë dhe Rregullores për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, ku gjyqtarët kishin rastin të paraqesin dilemat dhe vërejtjet e tyre.
Përfitues të këtyre trajnimeve ishin gjyqtarët e nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.
22-07-2016