Më 13 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dhjetë, trajnues nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses z. Hasan Shala, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nxjerrja e aktgjykimit, Mjetet juridike në konfliktet administrative, ankesa në procedurën administrative gjyqësore, forma dhe përmbajtja e ankesës, mjetet e jashtëzakonshme juridike, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë dhe rishikimi dhe forma dhe përmbajtja e kërkesës për rishikim.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
13-10-2022