Më 17 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shtyrja, ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, si dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
17-10-2022