Më 18 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kontrata të pavlefshme, kontratat e rrëzueshme, mos përmbushja e detyrimit – vonesa, vonesa e kreditorit, zgjidhja e kontratës dhe efektet juridike të zgjidhjes së kontratës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
18-10-2022