Më 20-21 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ është duke e realizuar tryezën me temë “Sekuestrimi dhe konfiskimi”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Albert Avdiu, ekspernt UNDP.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me provat e nevojshme për sekuestrimin dhe konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale. Sekuestrimi dhe konfiskimi është pjesë e rëndësishme e procedurës penale bashkëkohore, posaçërisht në kuptim të krimit të organizuar ndërkombëtar, korrupsionit dhe veprave tjera penale që krijojnë pasuri të kundërligjshme. Megjithatë procedura e sekuestrimit dhe konfiskimit duhet të bazohet në prova dhe të cilat janë obligim i organeve që zbatojnë procedurën penale.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarët dhe prokurorët niveli themelor dhe i apelit.
20-10-2022