Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-10-2022

Takim me Administrator të Gjykatave dhe Prokurorive për Vlerësimin e nevojave trajnuese për Hartimin e Programit Trajnues të vitit 2023

Më datë 20  Tetor 2022, Akademia  e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar dy takime online për mes platformës zoom. Paradite takimi u realizua me Administrator të Gjykatave  ndërsa pas dite takimi u realizua me Administrator të Prokurorive për Vlerësimin e nevojave trajnuese për Hartimin e  Programin Trajnues të vitit 2023

Qëllimi i këtij takimi ishte përcaktimi i Kurikulës Trajnuese për vitin 2023, në pajtim me nevojat trajnuese të bashkëpunëtoreve profesional, zyrtareve ligjor dhe stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial.

Në kuadër të këtij takimi u prezantuan trajnimet te cilat janë realizuar gjate këtij viti për bashkëpunëtoret profesionale she stafin administrativ si dhe u identifikuan nevojat për Programin Trajnues për vitit 2023.  

Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Administratoret, Ndihmës administratorët e Gjykatave,  Administratoret e Prokurorive si dhe stafi i Akademisë së Drejtësisë nga radhët e Departamentit të Programit.

Shpërndaje :