Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-10-2022

Nën moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i tretë: Interpretimi dhe arsyetimi ligjor

Më 24 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit  z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: interpretimi si komponentë e rëndësishme për shkrimin dhe arsyetimin ligjor, llojet e interpretimit, metodat e interpretimit, analogjia, arsyetimi ligjor dhe arsyetimi ligjor me analogji dhe deduktiv.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :