Më 26-27 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Tryezën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje.
Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Nehat Idrizi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Hajredin Kuqi, profesor në Unifersitetin e Prishtinës-Fakulteti Juridik.
Tryeza ka për fokus trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare. Në këtë tryezë ndër të tjera do të trajtohen çështjet rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje të cilat janë të normuara me Ligjin për Familjen (LFK), duke pasur si referencë Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF).
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të kësaj tryeze janë Gjyqtarët nga Gjykata Supreme e Kosovës, Gjykata e Apelit dhe të Gjykatave Themelore.
26-10-2022