Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-10-2022

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – sesioni i katërt: Dispozitat e përgjithshme që e karakterizojnë procedurën penale ndaj të miturit, Parimet e procedurës dhe kompetencat e gjykatave, Subjektet e procedurës, shërbimi sprovues dhe organi i kujdestarisë dhe Fazat e ndryshme të procedurës, kush e zhvillon (prokurori, gjyqtari për të mitur, trupat gjykues)

Më 28 tetor 2022, në kuadër të Programit Fillestar  për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë trajtuar: mosha e përgjegjësisë penale, urgjenca e procedurës dhe afatet e shkurtra, mos gjykimi në mungesën e të miturit, parimi i konfidencialitetit dhe oportunitetit, interesi më i mirë i të miturit, privimi i lirisë si mjet i fundit dhe karakteristikat e paraburgimit, kompetenca lëndore dhe territoriale e gjykatave, roli dhe kompetencat e organit të kujdestarisë, roli dhe kompetencat e shërbimit sprovues, ndarja dhe bashkimi i procedurës penale, ompetencat e Prokurorit, gjyqtari për të mitur dhe trupat gjykues/kolegjet për të mitur.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :