Akademia e Drejtësisë e Kosovës dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje – Qendra Ndërkombëtari për Rikuperim te Aseteve, si partner implementues i Zyrës së UNDP në Kosove, kanë kënaqësinë të ofrojnë mundësi trajnimi për gjyqtarët penalistë dhe prokurorët në trajnim me temën: Hetimet Financiare dhe Rikuperimi i Aseteve, që do të mbahet nga data 7 deri me 11 nëntor 2022.
Qëllimi kryesor i këtij programi trajnimi është intensifikimi dhe ngritja e kapaciteteve hetimore në Kosovë për të hetuar dhe ndjekur me sukses rastet e korrupsionit dhe pastrimit të parave, si dhe rikuperimin e pasurisë. Duke u fokusuar në marrjen e njohurive të plota të elementeve të korrupsionit dhe veprave penale të pastrimit të parave në legjislacionin e Kosovës, dhe duke përmirësuar të kuptuarit e proceseve dhe procedurave ligjore dhe praktike për rikuperimin e aseteve jashtë vendit, hetuesit dhe prokurorët do të zhvillojnë aftësitë e nevojshme.
28-10-2022