Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-10-2022

Ngritja e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve për akuzat dhe dënimet e rasteve të dhunës në familje

Më 28 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Bashkimin Evropian - EUKOJUST, janë duke realizuar trajnimin me temë Ngritja e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve për akuzat dhe dënimet e rasteve të dhunës në familje”.

Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është znj. Bardhë Krasniqi, Eksperte e Arsimit Juridik Publik për Dhunën në Familje dhe Grupet e Margjinalizuara, EUKOJUST.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përmirësimin e reagimit prokurorial dhe gjyqësor ndaj dhunës në familje.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit Themelor si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :