Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-10-2022

Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i dytë: Kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme (neni 231)

Më 28 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme dhe kur prokurori i shtetit nuk detyrohet të fillojë ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :