Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-10-2022

Nën moduli – Ndërmjetësimi në lëmine civile, sesioni i parë – tema, Ndërmjetësimi në Kontestet Civile

Më 31 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Ndërmjetësimi në lëmine civile” me trajnuese  z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues nga nën moduli “Ndërmjetësimi në lëmine civile”  janë duke u trajtuar: roli dhe rëndësia e Gjyqtarit në zhvillimin e ndërmjetësimit, natyra e rasteve civile që mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit, ndërmjetësimi i detyrueshëm, e drejta për të iniciuar procedurën e ndërmjetësimit, fillimi i procedurës së ndërmjetësimit, zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit, efektet e marrëveshjes së aritur në ndërmjetësim dhe ndërmjetësimi në kontestet ekonomike.

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike  dhe me anë të metodës së bashkëbisedimi.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :