Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-11-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i katërt: Veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe veprat penale kundër integritetit seksual

Më 07 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D Kryeprokuror i shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: veprat penale kundër të drejtave në marrëdhënie e punës, veprat penale kundër integritetit seksual, mundësimi ose detyrimi në prostitucion dhe ofrimi i lokaleve për mundësimin e këtij lloj detyrimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :