Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-11-2022

Kompensimi i viktimave të krimit - Ndryshimet e ligjit

Më 09 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, janë duke realizuar trajnimin me temë “Kompensimi i viktimave të krimit - Ndryshimet e ligjit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Isuf Jahmurataj, zyrtar ligjor nga Ministria e Drejtësisë dhe znj. Eliza Shporta, udhëheqëse e Programit për Mbrojtjen e Viktimave/ Ambasada e SHBA.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth Kompensimit te viktimave ne Kosovë sipas kornizës ligjore në fuqi.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë zyrtarët për mbrojtje e viktimave.

Shpërndaje :