Më 10 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Programin e USAID – Drejtësia Komerciale, janë duke e realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi ne aspektin Civil”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Gjyqtari nga Gjykata e Apelit z. Faton Ademi dhe ndërmjetësuesi z. Yll Zekaj.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me identifikimin më të lehtë të lëndëve të përshtatshme për tu referuar në procedurën e ndërmjetësimit.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimeve janë: Gjyqtarë nga gjykata Themelore, bashkëpunëtor profesional dhe ndërmjetësues nga regjioni i Gjilanit.
10-11-2022