Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-09-2016

Avancimi i metodologjisë trajnuese

Me datë 14-15 shtator 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me projektin e Binjakëzimit "Mbështetje e mëtutjeshme e reformës për arsimim ligjor" i financuar nga BE, realizoi trajnimin e radhës për trajnues me temë “Avancimi i metodologjisë trajnuese”.

Qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi i shkathtësive të monitorimit të pjesëmarrësve gjatë trajnimit si dhe avancimi i metodologjisë trajnuese për realizimin e suksesshëm të programeve trajnuese.

Gjatë dy ditë trajnimi trajnuesit patën rastin të njoftohen me teknikat që duhet të përdoren për të mbajtur pjesëmarrësit aktiv në trajnim, përfshirë të dëgjuarit aktiv, si të menaxhojnë komunikimin dhe diskutimin gjatë një trajnimi.

Gjithashtu në trajnim u shpjeguan edhe tiparet e një trajnuesi të mirë, intensiteti i të mësuarit dhe metodat e trajnimit, zhvillimi i shkathtësive komunikuese.

Trajnimi është karakterizuar me punën në grupe, me ç ‘rast trajnuesit kanë punuar në përgatitjen e prezantimit, kanë luajtur në role dhe kanë zhvilluar raste të studimit nga praktika.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, administratorë të gjykatave, menaxher për komunikim, dhe zyrtarë për menaxhimin e lëndëve, të gjithë trajnues të IGJK-së. 

Ky trajnim u realizua nga ekspert gjerman të fushës së trajnimeve gjyqësore.

 

Shpërndaje :