Në kuadër të bashkëpunimit mes Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, kanë ndjekur dhe përfunduar me sukses programin e praktikës, dy studentë nga Universiteti “ILIRIA”.
Gjatë periudhës së praktikës studentët patën mundësi të mësojnë për së afërmi aktivitetet e IGJK-së, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e IGJK-së, si dhe të asistojnë në hartimin e raporteve, përgatitjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga IGJK.
Pas përfundimit me sukses të praktikës, U.D. Drejtori i IGJK-së u shpërndau praktikantëve certifikata.
12-10-2016