Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-03-2012

PTA Trajnim për Bashkëpunëtorët Profesional

Me 6 mars 2012, IGJK në kuadër të Programit për Profesionistët tjerë në Sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial, ka realizuar ciklin e dytë të trajnimit nga moduli për bashkëpunëtorët pro-fesional.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që bashkëpunëtorëve profesional tu ofrohen njohuri më të detajuara për disa lloje të instituteve të së drejtës në kuadër të Kodit Penal të Kosovës.

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:

- Kuptojnë përgjegjësinë penale
- Dallojnë dënimet dhe llojet e tyre, 
- Njohin institutin e zëvendësimit të dënimit 
- Dinë për parimin ne bis iden në legjislacionin e Kosovës dhe
- Identifikojnë veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut. 

Çështjet të cilat u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin: përgjegjësia penale, Dënimet, zëvendësimi i dënimit, parimi ne bis iden në legjislacionin e Kosovës dhe kapitulli i veprave penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut.

Pjesëmarrësit patën rastin të demonstrojnë njohuritë e tyre për çështjet të cilat ishin objekt trajtimi duke u ndarë në grupe dhe hartuar nga tri lloje të aktgjykimeve për vepra të ndryshme penale dhe më pas diskutuan për natyrën e çështjes, mënyrën e vendosjes, provat e administruara dhe çështje tjera sa i përket dispozitave adekuate për kualifikimin e veprës, dënimin, llojet e dënimeve etj.

Përfitues ishin bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive të Kosovës.

Shpërndaje :