Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-11-2016

Roli dhe detyrat e gjyqtarit porotë në procedurë gjyqësore

Më 02 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës si pjesë e trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnim për gjyqtarët porotë me temë “Roli dhe detyrat e gjyqtarit porotë në procedurë gjyqësore”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve porotë lidhur me procedurën gjyqësore ndaj të miturve, procedurën në çështjet statusore si dhe për çështjet etike të gjyqtarëve porotë.

Gjatë këtij trajnimi u diskutua për karakteristikat themelore dhe parimet e procedurës për të mitur, roli i gjyqtarëve porotë në procedurën përgatitore, në shqyrtimin gjyqësor, në seancat për këshillim dhe votim duke përfshirë procedurën për çështje statusore si dhe etikën e gjyqtarëve porotë.

Gjithashtu gjatë trajnimit vëmendje të veçantë i është kushtuar përbërjes së trupit gjykues, qasjes që duhet të ketë gjyqtari porotë ndaj rastit konkret, njohja me parimet etike si dhe shmangia nga sjelljet jo etike.

Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive ku gjyqtarët diskutuan çështje të cilat ishin më problematike në praktiken gjyqësore po ashtu edhe në mënyrë individuale punuan raste  praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët porotë nga gjykatat themelore nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :