Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-11-2016

Veprat penale kundër integritetit seksual

Më 8 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual”.

Trajnimi kishte për qëllim të kontribuoj në avancimin e mëtejmë të njohurive për veprat penale kundër integritetit seksual në aspekt të përgjithshëm, vepra penale e dhunimit sipas KPK-së dhe vepra penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit sipas KPK-së.

Në kuadër të këtij trajnimi po ashtu  janë shtjelluar  çështjet  që lidhen me veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç të parapara me nenin 235 të KPK-së dhe recidivizmi. 

Metodologjia e realizimit të këtij trajnimi ishte e kombinuar, teori dhe raste praktike, me ç’ rast u zhvilluan diskutime për çështjet në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :