Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-12-2016

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë

Më 02 dhjetor 2016, IGJK në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë”.

Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive lidhur me zbatimin në praktikë të masave për sigurimin e të pandehurit në procedurë, problemet që paraqiten me rastin e moszbatimit apo zbatimit jo të drejtë të këtyre dispozitave ligjore dhe efektin e tyre në procedurën gjyqësore.

Në fokus të trajnimit ishin masat që Kodi i Procedurës Penale ka paraparë për të siguruar prezencën e të pandehurit në procedurë si: arresti shtëpiak, dorëzania dhe paraburgimi.

Gjithashtu u diskutua për elementet e caktimit të paraburgimit dhe kushtet ligjore të caktimit të masave për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë si dhe respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut në rastet e shqiptimit të këtyre masave.

Trajnimi në çdo fazë ishte interaktiv, me çështje të ngritura për diskutim nga pjesëmarrësit për të analizuar problemet që hasin në praktikë dhe për të dhënë rekomandime.

Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelor.  

Shpërndaje :