Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-12-2016

Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale

Më 06 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin me temë “Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të sqaroj në mënyrë të hollësishme format e bashkëpunimit në kryerjen e veprave penale si dhe analizimi i ndihmës, shtytjes dhe bashkimit kriminal si forma me të cilat një numër i konsiderueshëm i veprave penale kryhen, për të cilat në praktikë ka vështirësi në identifikimin e tyre.

Gjatë trajnimit u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me bashkëkryerjen dhe marrëveshjen për të kryer vepër penale, shtytja dhe ndihma duke përfshirë bashkimin kriminal, kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim.

Njëkohësisht, u bë vështrimi i rasteve nga praktika si dhe shkëmbimi i përvojave me qëllim të  eliminimit të dilemave të cilat shfaqen në praktikë.

Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive në mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët të nivelit themelore nga regjionet të ndryshëm të Kosovës. 

Shpërndaje :