Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-12-2016

E Drejta e Autorit dhe të drejtat e përafërta

Më 08 dhjetor 2016, IGJK në bashkëpunim me Zyrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit në kuadër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, me mbështetjen e TAIEX, ka realizuar trajnimin me temë “E Drejta e Autorit dhe të drejtat tjera të përafërta”.

Ky trajnim kishte për synim avancimin e njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në lëmin e zbatimit praktik të legjislacionit nacional për të drejtën e autorit dhe akteve ndërkombëtare në këtë lëmi.

Në fokus të trajnimit ishin mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në Republikën e Kosovës dhe sipas të drejtës së Bashkimit Evropian, u analizuan specifikat e të drejtës së autorit, zbatimi i drejtë i legjislacionit ndërkombëtarë në fushën e të drejtës së autorit dhe zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës. Në trajnim u ofruan njohuri për mënyrën e operimit të së drejtës së autorit dhe të drejtave tjera relevante vështruar si nga perspektiva legjislative ashtu edhe ajo praktike në kontekstin vendor dhe atë ndërkombëtar. Ishte me dobi të veçantë komentimi dhe interpretimi i vendimeve tipike të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së lidhur me këtë temë dhe zbërthimi i rasteve të vendosura nga kjo gjykatë.

Trajnimi adresoi edhe problemet aktuale në të drejtën e autorit dhe mundësoi diskutimin e këtyre problemeve në detaje duke ofruar edhe zgjidhje dhe shpjegime konkrete nga ekspertët.

Trajnimit u zhvillua përmes diskutimeve interaktive, shpjegimit të pjesshëm teorik, duke përdor raste dhe shembuj konkret.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të apelit dhe të nivelit themelorë nga regjionet të ndryshme të vendit, avokatë, zyrtar nga MTI, zyrtarë nga Dogana e Kosovës. 

Shpërndaje :