Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-12-2016

Mjetet provuese dhe marrja e provave

Më 08 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) ka realizuar trajnimin me temë “Mjetet provuese dhe marrja e provave” në procedurën civile.

Trajnimi synonte që në tërësi të vlerësohet aspekti teorik dhe ai praktik, që ka të bëjë me çështjen e mjeteve provuese dhe marrjen e provave në procedurën civile, dhe në këtë formë të kontribuohet në drejtim të avancimit të njohurive dhe shkathtësive profesionale të gjyqtarëve pjesëmarrës se si duhet të zhvillohet procedura e të provuarit dhe kur gjykata është e autorizuar që t’i marrë edhe provat që nuk i kanë propozuar palët. 

Në kuadër të këtij trajnimi janë shtjelluar llojet e mjeteve provuese në procedurën kontestimore, barra e të provuarit në procedurë kontestimore si dhe sigurimi i provës. Po ashtu u diskutua për faktet që duhet të provohen dhe ato që nuk duhet të provohen në procedurën civile.

Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim ishte e karakterit interaktiv, pjesëmarrësit paraqitën sfidat me të cilat po ballafaqohen me identifikimin e mjeteve provuese në procedurën civile.

Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelor.  

Shpërndaje :