Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-12-2016

Fillimi i Programit të Trajnimit Fillestar për prokurorët e sapoemëruar

Më 09 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, pas dekretimit të prokurorëve të shtetit, dhe kërkesës së KPK-së, ka filluar zyrtarisht Programin e Trajnimit Fillestar, për prokurorët e shtetit të sapoemëruar.

Në fjalën e tij hyrëse z. Besim Morina, U.D Drejtor i IGJK-së, fillimisht i uroj prokurorët e ri për emërimin e tyre, duke ju dëshiruar suksese në punën e tyre të re, dhe theksoi rolin dhe rëndësinë që ka trajnimi fillestar, për përgatitjen e tyre të mëtejme profesionale. Më tej z. Morina, në pika të shkurtra elaboroi strukturën e PTF-së, si dhe mënyrën e organizimit dhe realizimit të tij, si të pjesës teorike, po ashtu edhe pjesës praktike. Po ashtu z. Morina shprehu gatishmërinë e tij dhe të IGJK-së, për mbështetje të vazhdueshme për prokurorët e sapoemëruar, me qëllim që trajnimi fillestar të realizohet në mënyrën më të mirë.

Ndërsa, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Blerim Isufaj, shprehu mbështetjen e  KPK-së në drejtim të prokurorëve të sapoemëruar, duke i inkurajuar për një përkushtim dhe angazhim maksimal gjatë trajnimit fillestar, dhe veçmas potencoi rëndësinë e këtij trajnimi, në përgatitjen adekuate të tyre që të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe profesionale funksionin e prokurorit. Gjithashtu z. Isufaj ofroj mbështetje edhe për IGJK-në, në drejtim të realizimit të suksesshëm të trajnimit fillestar për prokurorët e sapoemëruar.

Prokurorët e sapoemëruar, janë pajisur me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme që hynë në kuadër të PTF-së, siç janë: Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar, Programi i Trajnimit Fillestar si dhe Kalendari trajnues për muajin dhjetor 2016.

Shpërndaje :