Më 16 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Kundërvajtjet dhe sanksionet kundërvajtëse sipas ligjit të ri për kundërvajtje”.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte elaborimi i hollësishëm i dispozitave të Ligjit të ri për Kundërvajtje (Ligji nr. 05/10087), njoftimi i pjesëmarrësve me kushtet për përcaktimin e kundërvajtjeve dhe sanksionet për kundërvajtje, palët dhe përgjegjësia për kundërvajtje, procedura për kundërvajtje, procedura e veçantë për të mitur dhe procedura e ekzekutimit të sanksioneve për kundërvajtje.
Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë këtij sesioni trajnues kishin të bënin me përgjegjësitë kundërvajtëse, sanksionet kundërvajtëse dhe masat e veçanta të kundërvajtjes. Po ashtu u trajtua edhe parashkrimi i zhvillimit të procedurës së kundërvajtjes se si zhvillohet kjo procedurë sipas ligjit të ri për kundërvajtje.
Gjatë trajnimit u aplikua metoda e kombinuar e prezantimit, ku përmes shembujve praktik dhe diskutimeve interaktive, gjyqtarëve pjesëmarrës ju ofruan alternativa për paqartësitë dhe vështirësitë e zbatimit ligjit të ri për kundërvajtje në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga gjykatat themelore - divizioni për kundërvajtje nga të gjitha Regjionet e Kosovës.
16-12-2016