Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-11-2016

Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve dhe kontestet ekonomike

Me 29 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV, ka realizuar trajnimin me temë “Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve dhe kontestet ekonomike”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur interpretimin e dispozitat të LMD-së, që i referohen qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, konventën e OKB-së për shitblerjen e mallrave dhe zbatimin e saj në Kosovë, qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve në legjislacionin e BE-së, dhe përvojat e suksesshme nga praktika e GJDBE-së në këtë lëmi.

Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë këtij sesioni trajnues kishin të bënin me dilemat dhe vështirësitë e paraqitura në praktikën gjyqësore të zgjedhjes së këtyre rasteve, shqyrtimi i dispozitave të LMD-së, që i referohen qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, Konventa e Kombeve të Bashkuara për shitblerjen e mallrave dhe zbatimi i saj në Kosovë. Në trajnim është diskutuar dhe është bërë krahasimi i legjislacionit të BE-së me legjislacionin vendor si dhe disa përvoja nga praktika e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nga kontrata e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve.

Gjatë trajnimit u aplikua metoda e kombinuar e shpjegimit teorik të përcjella me shembuj nga praktika, duke mos munguar edhe diskutimet interaktive.

Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarë  nga Gjykata e Apelit dhe zyrtarë të CLE –USAID.

Shpërndaje :