Më 22 dhe 23 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, ka realizuar trajnimin e trajnuesve për platformën e mësimit në distancë HELP.
Qëllim i këtij trajnimi ishte që trajnuesit të njoftohen me përdorimin e platformës HELP dhe zbatimin e saj në nivel nacional si dhe mënyrën e realizimit të trajnimeve përmes kësaj platforme.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u njoftuan me platformën e mësimit në distancë, përparësitë e platformës, mënyrën e funksionimit të saj, dhe praktikuan mënyrën e qasjes në platformën HELP.
Për dy ditë trajnimi pjesëmarrësit veç tjerash patën mundësinë përmes platformës HELP të ndjekin kurset trajnues si Hyrje në Konventën për të Drejtat e Njeriu, Kundër diskriminimi dhe Krimet nga Urrejtja.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive, duke shtruar pyetje rreth përdorimit të platformës HELP dhe zbatimit në praktikë të mënyrës së ndjekjes së kurseve në platformën e mësimit ne distancë.
Përfitues të këtij trajnimi për trajnues ishin: gjyqtarë, prokurorë, avokatë, zyrtarë nga Gjykata Kushtetuese dhe zyrtarë nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
Ky trajnim u realizua nga ekspert ndërkombëtarë të fushës së mësimit në distancë dhe ekspert nga fusha e të drejtave të njeriut të programit HELP të Këshillit të Evropës.
23-11-2016