Më 30 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin për menaxhmentin e administratës dhe stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive me temë “Trajnimi i avancuar i TI-së’’.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të forcojnë aftësitë dhe shkathtësitë lidhur me përdorimin praktik të TI-së në kryerjen e detyrave dhe veprimeve të përditshme brenda administratës së gjykatave dhe prokurorive.
Programet që u trajtuan gjatë trajnimit ishin MS Word 2016, MS Outlook 2016, menaxhimi dhe siguria e të dhënave, ruajtja e të dhënave, rreziqet që ju kanosen të dhënave, si dhe shfletimi i sigurt në internet.
Trajnimi ka ofruar këshilla praktike që pjesëmarrësit mund t’i përdorin në punët e përditshme. Këto këshilla praktike u lehtësojnë punën dhe në të njëjtën kohë kursejnë edhe kohën.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë, si dhe të praktikojnë në mënyrë individuale funksionimin e programeve të TI-së.
Përfitues të trajnimit ishin administratorët, ndihmës administratoret, si dhe shefat e shkrimoreve të gjykatave dhe prokurorive.
01-12-2016