Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2016

Trajnim për Trajnues i bazuar në kompetenca

Më 07 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme reformës për arsimim ligjor” i financuar nga BE, ka realizuar trajnimin e trajnuesve me temë “Trajnim i bazuar në kompetenca”.

Trajnimi kishte për qëllim që trajnuesit të familjarizohen me metodat dhe teknikat më bashkëkohore të trajnimit, në mënyrë që gjatë realizimit të trajnimeve në PTF, të bartin njohuritë profesionale dhe përvojat e tyre praktike tek prokurorët e sapoemëruar.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan llojet e kompetencave trajnuese, duke përfshirë kërkesat për kualifikim, kornizën për kompetenca dhe modulet për trajnim. Me tej u shtjellua intensiteti i të mësuarit, metodat e avancuara të trajnimit dhe efikasiteti i këtyre metodave të trajnimit. Po ashtu në fokus të trajnimit ishte struktura e moduleve trajnuese ku pjesëmarrësit të ndarë në grupe u angazhuan për hartim të formatit të një moduli trajnues.   

Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e IGJK-së, të cilët do të angazhohen në Programin e Trajnimit Fillestar. 

Shpërndaje :