Më 08 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të përgatitjeve përfundimtare për fillimin e Programit të Trajnimit Fillestar, ka realizuar takimin me mentorët e angazhuar në trajnimin fillestar për prokurorët e sapoemëruar.
Takimi kishte karakter njoftues në mënyrë që mentorët të njoftohen me rolin dhe përgjegjësitë e tyre në procesin e mentorimit të prokurorëve të sapoemëruar.
Në kuadër të këtij takimi, fillimisht u prezantua struktura e Programit të Trajnimit Fillestar, me theks në pjesën praktike të tij, rregullat dhe standardet që përcakton Doracaku për Trajnimin Praktik, si dhe mënyra e organizimit dhe zbatimit të këtij procesi. Po ashtu u diskutua çështja e vlerësimit të përmbushjes së programit trajnues nga ana e prokurorëve të sapoemëruar prej mentorëve të tyre, si dhe çështje tjera organizative që ndërlidhen me realizimin e fazës praktike të PTF-së.
Mentorët u janë dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme që hynë në kuadër të PTF-së, siç janë: Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar, Programi i Trajnimit Fillestar si dhe Doracaku për Trajnimin Praktik.
08-12-2016