Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-02-2017

Krimi i organizuar

Më 01 shkurt 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Krimi i organizuar”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me infrastrukturën ligjore për luftimin e krimit të organizuar, veprimet që duhet ndërmarrë për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar si dhe problemet të cilat paraqiten në praktikë me qëllim që të zbatohen në mënyrë efikase mekanizmat përkatës.

Ky trajnim, trajtoj krimin e organizuar si formë e kriminalitetit që kryhet nga një grup i strukturuar, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose tërthorazi të dobisë pasurore apo financiare.

Krimi i organizuar kërcënon seriozisht zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës duke cenuar të drejtat e njeriut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të shtetit.

Trajnimi u fokusua kryesisht në elaborimin e kornizës ligjore vendore dhe ndërkombëtare që rregullon këtë fushë, përkufizimin ligjor të krimit të organizuar, si dhe elementet identifikues të kësaj vepre penale.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :