Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-02-2017

Hetimi i krimeve financiare

Më 22 shkurt 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Hetimi i krimeve financiare”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me veprimet parandaluese që duhet të ndërmerren për të luftuar ndikimin e krimit financiar, si dhe hartimin e strategjive përkatëse për luftimin e krimit financiar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Në fokus të trajnimit ishte trajtimi i krimeve financiare si pjesë e krimeve më serioze, që kanë për qëllim që ta atakojnë zhvillimin ekonomik të shoqërisë.

Gjithashtu janë trajtuar format e kriminalitetit si korrupsioni me të gjitha karakteristikat, pastrimi i parave, evazionet fiskale, prokurimi publik, veprat penale që ndërlidhen me krimet financiare dhe pasojat e shkaktuara brenda vet sistemit.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë gjatë punës së tyre të përditshme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :