Më 22 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Neni 5 par.1 i KEDNJ-Prezumimi në favor të lirisë, çka përbën një heqje liri, llojet e ndalimit sipas par. 1 të nenit 5 të KEDNJ dhe Neni 1 i protokollit nr. 4 i KEDNJ.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
22-11-2022