Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-11-2022

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë

Prishtinë, 22 nëntor 2022, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Vaton Durguti- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Temë kryesore e këtij takimi të Këshillit Drejtues ishte shqyrtimi dhe miratimi i Programit të Trajnimeve të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2023. Gjatë diskutimeve u vlerësua puna për hartimin e programit të trajnimeve, metodologjia e zbatuar gjatë procesit të hartimit, e veçanërisht përmbajtja e programit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues i dhanë edhe disa propozime për temat që duhet të përfshihen në këtë program trajnimi me fokus në ndryshimet ligjore, por edhe fusha tjera, si dhe rekomandime të ndryshme për mënyrën e zbatimit të këtij programi. Ajo që u theksua lidhur me zbatimin e këtij programi trajnues ishte lidhur me shumën e pamjatueshme të buxhetit për vitin 2023 që është ndarë për Akadaminë për të realizuar mandatin e vet ligjor.

Gjatë takimit Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Planin e Punës dhe Performancës për vitin 2023 si dhe miratoi Protokolin për trajnime të detyrueshme të prokurorëve.

Në këtë takim Këshilli Drejtues diskutoi edhe për çështje tjera që janë në kompetencë të punës së Këshillit, lidhur funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :