Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-11-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– sesioni i katërt: Seanca përgatitore dhe pajtimi gjyqësor

Më 24 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Temat që trajtohen gjatë këtij sesioni janë: Përgatitja dhe udhëheqja e seancës përgatitore, marrja e vendimeve gjyqësore gjatë seancës përgatitore, dhe përpilimi një procesverbal të seancës përgatitore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :