Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-11-2022

Trafikimi me qenie njerëzore, detyrimi në prostitucion, keqpërdorimi seksual, dhunime

Më 30 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme me bashkëpunim me GIZ janë duke realizuar trajnimin me temë Trafikimi me qenie njerëzore, detyrimi në prostitucion, keqpërdorimi  seksual, dhunime”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Arian Gashi, prokuror në Prokurorinë e Apelit dhe z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Trafikimin me njerëz, në veçanti për ngjashmëritë dhe dallimet e veprës penale të trafikimit me veprat tjera, që kanë elemente te kësaj vepre penale por që në esencë dallojnë nga trafikimi me njerëz si dhe me pozitën e viktimës së trafikimit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë zyrtarë për mbrojtjen e viktimave.

Shpërndaje :