Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-12-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar – Sesioni III

Më 01-02 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me “IRZ”, janë duke e realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar – Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, z. Behar Xhema, ud. Drejtor në Njësinë e Inteligjencës Financiare, Ekspertet e angazhuar nga Fondacioni “IRZ” Prof. Dr. Mohamad El-Ghazi si dhe Prof. Dr. Kilian Wegner.

Qëllimi i këtij trajnimi është ofrimi i mbështetjes të standardet ndërkombëtare dhe kombëtare dhe masat e marra kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, për rikuperimin e produkteve të veprës penale dhe ndihmën e ndërsjellë juridike mes shteteve.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Departamentit Special, gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor.

Shpërndaje :