Më 01 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik trajnues nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i bashkëpronësisë dhe pronës së përbashkët, të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronarëve, e drejta e pjesëtimit, shuarja e bashkëpronësisë, pronësia e përbashkët, pronësia e përbashkët e familjeve të mëdha, pronësia e përbashkët e bashkëshortëve, pronësia e përbashkët bashkëtrashëgimtarëve mbi sendet e masës trashëgimore, e drejta e pronës në kate.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
01-12-2022