Më 02 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: shkarkimi dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
02-12-2022