Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-12-2022

Nën moduli –“Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale ” sesioni i parë- Të dëmtuarit në kuptimin e përgjithshëm dhe si palë në një proces penal

Më  09 dhjetor  2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar: Të drejtat e të dëmtuarit gjatë fazë së hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor, lajmërimi -kallëzimi i rastit tek organet e ndjekjes penale, pjesëmarrja aktive e të dëmtuarit në hetim dhe shqyrtim gjyqësor, të drejtat e të dëmtuarit në kompensimin e dëmit dhe të drejtat e të dëmtuarit pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor (e drejta në ankesë).

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :