Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-12-2022

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni i tretë: Procedimi administrativ deri në nxjerrjen e aktit administrativ

Më 12 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedimi administrativ deri në nxjerrjen e aktit administrativ, vendimet e ndërmjetme, përfundimi i procedimit administrativ, afati për përfundimin e procedurës administrative është paraparë me  (nenin 98) dhe akti administrativ i miratuar në heshtje është parashikuar me  (neni 100).

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :