Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-12-2022

Nën moduli: Shqyrtimi fillestar dhe i dytë, sesioni i parë: shqyrtimi fillestar dhe i dytë, rast praktik përmbledhje e shkurtër improvizim i rastit

Më 13 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: veprimet e zyrtarëve policor, veprimet e prokurorit të shtetit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake, veprimet e kryetarit të trupit gjykues gjatë shqyrtimit fillestar, veprimet e të pandehurit  dhe mbrojtësit të tij dhe aktvendimi i kryetarit të trupit gjykues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :