Më 13 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane - OPDAT është duke realizuar aktivitetin trajnues me temën “Seanca e caktimit të dënimit ”.
Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Michelle Baeppler, Kryeprokurore, Cleveland, Ohio, z. Megan Miller, Prokurore Federale, Cleveland, Ohio.
Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit kanë mundësinë të avancojnë njohuritë profesionale sa i përket pikëpamjes amerikane për dispozitat e Kosovës për seancën e caktimit të dënimit si dhe avancimin e njohurive profesionale për mbajtjen e një seance efektive për caktimin e dënimit duke prezantuar Udhëzuesin hap pas hapi.
Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar raste studimore, caktimin e roleve, demonstrimin e seancës gjyqësore si dhe vlerësimi kritik.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë, avokatë, bashkëpunëtor profesional si dhe zyrtar nga shërbimi sprovues nga Regjioni i Prishtinës dhe i Mitrovicës.
13-12-2022