Më 13 dhjetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Aktgjykimi dhe llojet e tij” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të sesioni po trajtohen vendimet gjyqësore në procedurën penale dhe urdhëresat dhe aktvendimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
13-12-2022